Nga java në javë, janë duke pësuar rënie rastet e akisdenteve në Ferizaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar aktivitetet e saja në parandalim të aksidenteve në komunikacion.
Përmbledhja e rasteve të aksidenteve të komunikacionit dhe gjobat e shqiptuara, për një javë, të krahasuara, janë:
Aksidentet me lëndime kanë rënë nga 10 në 7, me persona të lënduar po ashtu nga 15 në 7, me dëme materiale nga 14 në 10, gjithsej aksidente nga 24 në 17, gjobat në komunikacion nga 1682 në 1438 dhe heqja e patent shoferit ka pësuar rritje nga 8 në 15, ky krahasim është bërë me dy javët e fundit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla, me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qyetatarët që të bashkëpunojnë me policinë, thuhet tutje në këtë raport./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...