Emrat e 1 mijë e 280 kandiatëve nga 28 subjekte politike sa kanë aplikuar në KQZ për certifikim do t’i përcillen institucioneve përgjegjëse për verifikim. Secili prej tyre do të mund të zyrtarizohet për të qenë kandidat në garën zgjedhore të 9 shkurtit vetëm pasi të kalojë filtrin nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës se asnjëri prej tyre nuk bie ndesh me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media tha se KQZ-ja tashmë u ka dërguar shkresa disa prej institucioneve që kanë rolin e tyre në verifikimin e përshtatshmërisë së kandidatëve për tu certifikuar në zgjedhje.
“ Neni 30 i Ligjit për Zgjedhje parasheh disa raste se kur një person nuk mund të certifikohet si kandidat për deputet. Në këtë nen parashihet se nuk mund të certifikohet një person që ëshëtë i dënuar në tri vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vite burgim efektiv. Andaj, me qëllim të verifikimit, kemi kërkuar nga KGJK-ja të na dërgojë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse ndonjëri prej tyre janë në kundërshtim me këtë nen të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme”, tha Elezi.
Ai para gazetarëve tregoi se gjithashtu i njëjti nen i Ligjit për Zgjedhje specifikon se kandidat nuk mund të certifikohet një person që është zyrtarë në PZAP, e asnjë person që me vendim të gjykatës përfshirë edhe vendimin e PZAP-së i është hequr e drejta për të qenë kandidat, ka dështuar të heqë gjobën e dhënë nga PZAP-ja apo KQZ-ja, ose ka dështuar t’i përmbahen ndonjë urdhëri të PZAP-së.
“Andaj ne kemi kërkuar nga PZAP-ja të bëjë verifikimet e nevojshme në raport me këto kufizime ligjore”, vijoi tutje ai.
Kandidiat për deputet nuk mud të jetë as një person që është funksionar me status të veçantë në bazë të Ligjit në fuqi për Zyrtarët Publik apo një anëtar i Shërbimit të Jashtëm, andaj sipas tij, për të bërë verifikimet e nevojshme edhe për këto kufizime ligjore, KQZ-ja tha se do të bashkëpunojë me Ministrinë e Brendshme e atë të Jashtme.
Elezi, tutje ka treguar se certifikimi i kandidatëve do të nisë nga java e ardhshme, varësisht nga përgjigjet që pranojnë nga institucionet verifikuese, ndërsa tha se i gjithë procesi i certifikimit do të bëhet deri më datë 25 dhjetor.
Ndërkohë, shorti për renditjen e partive politike në fletvotime pritet të hedhet në fillim të janarit të vitit të ardhshëm. Ndonëse e përmendi datën 7 janar si datë për hedhjen e shortit, Elezi tha se për këtë ka kohë që të diskutohet ende.
Mbrëmë në 23:59 minuta u mbyll afati për aplikimin e subjekteve politike dhe listat e kandidatëve. Ndonëse afati fillestar ishte deri në orën 16:00 ai u shty me një vendim të KQZ-së gjatë ditës së djeshme.
Në garë janë 28 subjekte politike, prej tyre,20 parti politike, 5 koalicione, 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.
Donald Trump shpallet “Personi i Vitit” nga revista “Time”
Trump shpallet “Personi i Vitit” nga revista “Time”
Nesër i jepet lamtumira e fundit futbollistit Erjon Morina
Ministri i Mbrojtjes i Letonisë vjen në Kosovë, pritet me ce...
Dita e Mbulimit Shëndetësor, Kodra thekson nevojën për akses...
Elbert Krasniqi shpalosë listën e kandidatëve për deputetë n...