Numri i besimtarëve këtë vit nga vendet e Ballkanit Perëndimor që do t’i vizitojnë tokat e shenjta për të kryer obligimin e Haxhit është 4.212, ndërsa më së shumti do të udhëtojnë në Arabinë Saudite nga Bosnjë Hercegovina dhe Kosova, raporton (AA).
Sipas informacioneve të AA-së, këtë vit nga Maqedonia në tokat e shenjta do të udhëtojnë 672, nga Shqipëria rreth 470, nga Kosova 1.080, nga Bosnjë dhe Hercegovina 1.680, nga Serbia 235, nga Mali i Zi 60 dhe nga Kroacia 15 besimtarë.
Gjithsej 4.212 persona nga shtatë vendet e Ballkanit Perëndimor do të udhëtojnë në Arabinë Saudite për të kryer kushtin e pestë të Islamit, Haxhin, ndërsa theksohet se rritja e çmimeve për kryerjen e këtij obligimi në rajon ka shkaktuar që të zvogëlohet numri i haxhinjëve.
Grupi i parë nga Shqipëria pritet që të niset më 7 gusht, nga Kosova 9 gusht dhe nga Maqedonia më 11 gusht./AA/
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...