Kompanitë e transportit rrugor të udhëtarëve nga e mërkurën do të nisin protestat për shkak të moszbatimit të marrëveshjes së nënshkruar me ministrinë e Infrastrukturës.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Shoqatës Ruzhdi Kurtishaj, në një konferencë për medie, pas takimit me anëtarë të tjerë të shoqatës.
“Me keqardhje dua të njoftoj që nga data 17 mars, dita e mërkurë morëm vendim që do hymë në protestë të gjitha linjat e transportit rrugor, si pasojë e mos zbatimit të vendimit, sepse jemi i vetmi sektor që kemi pasur humbje të mëdha”, tha Kurtishaj.
Tutje ai tha që kanë punuar me kapacitete jo të plota dhe pas shumë muajsh negociata prapë nuk kanë arritur në një marrëveshje të përbashkët, raporton EO.
“Protesta do vazhdojë deri ne realizimin e kërkesave te tyre dhe në rast që kërkesat e tyre nuk realizohen prapë, masat do të ashpërsohen edhe më shumë”.
“Le të mendoj ministria për të drejtat e udhëtarëve jo ne, edhe pse ju kërkojmë falje atyre, por kjo ka qenë zgjidhja jonë e vetme”, u shpreh tutje Kurtishaj.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare