Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e para të javës që po hyjmë do të karakterizohen me diell. Por sipas IHMK-së pjesa tjetër e javës do të karakterizohet edhe me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Një javë kryesisht jo stabile sa i përket kushteve meteorologjike, përjashtuar ditën e enjte, ku parashihet mot më i qetë dhe më stabil”.
Temperaturat maksimale do të arrijnë mes 33-35 gradë Celsius kurse minimalet do të lëvizin nga 16-19 gradë Celsius.
“Sa i përket temperaturave , ato mbesin të larta kryesisht dy ditët e para të javës, ku maksimalet do të arrijnë deri 33-35 gradë Celsius, ndërsa nga dita e mërkurë do të ketë rënie të temperaturave , sidomos të atyre maksimale, derisa minimalet do të jenë më të larta krahasuar me ditët e fundit. Minimalet gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë”.
Po ashtu meqë jemi në kohën e korrje shirjeve, IHMK ka edhe një thirrje për bujqit.
“Meqë ka filluar fushata e korrje shirjes, këshillohen bujqit (kombajnerët) që sa më shumë të shfrytëzojnë pjesën e parë të ditës, pasi që në pjesën e dytë shumë zona rrezikohen nga reshjet e shiut dhe formave tjera të reshjeve”, njofton IHMK. /arbresh.info/
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...