Ndotja e ajrit, menaxhimi i mbeturinave dhe energjia eficiente do të jenë temat kryesore të Javës së Diplomacisë Klimatike 2017 në Kosovë përmes një serie ngjarjesh të organizuara nga Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, shkruan arbresh.info.
Kjo iniciativë do të mbledhë përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, shoqërinë civile dhe publikun e gjerë në Kosovë për të rritur ndërgjegjësimin mbi tema të ndryshimit të klimës nëpërmjet një aksioni të pastrimit, shfaqjes së filmave, garës për vizatim/video konkurs për studentët, ekspozitës dhe tryezave të rrumbullakëta.
Javën do t’a lansojnë zyrtarisht Shefja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së Nataliya Apostolova dhe ambasadorja gjermane Angelika Viets të martën, më 27 qershor 2017, me një prezantim të rezultateve të garës “Bëhu diplomat i ri i klimës” në kuadër të së cilës do t’u jepen tre çmime nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme nga Ambasada Gjermane.
Programi i Javës së Diplomacisë Klimatike 2017 është i bashkangjitur.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...