Nga e hëna nis peticioni për pranimin e Kosovës në UNESCO

08:00 | 19 Gusht 2017
Arbresh.info

Nga java e ardhshme do të nisë nënshkrimi i një peticion, me anën e të cilit do të kërkohet nga Komiteti Ekzekutiv dhe Konferenca e Përgjithshëm e UNESCO-së, që të behet pranimi i Kosovës në këtë organizëm të rëndësishëm ndërkombëtare për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore botërore.

Peticionin do të kenë rast që të nënshkruajnë punonjësit shkencor të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Institutit të Historisë në Prishtinë, Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe ata nga Universiteti i Prishtinës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme