Nga dita e hënë Policia e Kosovës do të gjobis secilin qytetar që gjatë kontrolleve prezanton patentë shofer të lëshuar nga Serbia për qytetet e Kosovës. Gjobat për mospasje të patentë shoferëve të lëshuar nga Kosova janë nga 500 deri në 1.500 euro. Ndërsa Bashkimi Evropian ka kërkuar nga autoritetet kosovare t’u mundësojnë serbëve edhe me një afat shtesë t’i konvertojnë patentë shoferët e tyre.
Nga e hëna Policia e Kosovës do të nisë shqiptimin e gjobave nëse dikush prezanton patentë shoferi të lëshuar nga Serbia për qytetet e Kosovës. Gjobat për mospasje të patentë shoferëve të lëshuar nga Kosova janë nga 500 deri në 1.500 euro. Të premten ka qenë afati i fundit për konvertimin e patentë shoferëve nga ato ilegalet në ato të Republikës së Kosovës. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i ka thënë Radio Kosovës se policia ka pasur edhe me herët afat shtesë dhe kemi konsideruar se është i mjaftueshëm dhe më nuk mendojmë se ka nevojë për një afat tjetër shtesë.
“Policia e Kosovës në momentin që ka marr vendimin nga qeveria për tre muaj, ka konsideruar qe afati është i mjaftueshëm . Por kur është ofruar afati prej tre muajve kemi konsideruar se duhet edhe një afat shtesë për shkak se kemi pasur problem teknike të cilat janë përballur qytetarët dhe kemi kërkuar një afat shtesë prej 10 ditësh dhe ai afat na është dhen. Ne konsiderojmë që qytetaret te cilët kanë dashur ti konvertojnë patentë shoferet të njëjtën gjë edhe e kanë bërë. Sidoqoftë, ne nuk kemi rekomanduar afat tjetër shtesë. Nuk mendojmë qe ka nevoje për afat shtesë”, tha Elshani.
Elshani me herët ka thënë se që nga fillimi i këtij procesi, më 10 maj, 6509 persona aplikuan për konvertim të patentë shoferëve.
“Në Leposaviq janë 2018 kërkesa për të konvertuar patentë shoferë, në Mitrovicën Veriore 1576, në Zubin Potok 961, në Zveçan 1177, në Graçanicë 223, në Kamenicë 105, në Shtërpcë 74, në Gjilan 53 etj”, ka theksuar ai.
Ndërkaq Bashkimi Evropian e shikon me sy të mirë për çdo veprim të autoriteteve të Kosovës që u mundëson serbëve nga veriu të marrin patentë shoferë të lëshuar nga Qeveria e Kosovës, tha për N1 zëdhënësi i BE-së Peter Stano. Ai shtoi se Brukseli po i bën apel Kosovës që të prezantojë masa të tjera që do të lehtësojnë marrjen e dokumenteve të Kosovës.
Abdixhiku: Nga 80 mijë persona nga mërgata që janë regjistru...
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt