Google ADS

Nga e hëna falas polica e sigurimit për diasporën, Kurti: Kosova ju pret me krahë t’hapur

10:58 | 29 Qershor 2024
K.B

Kryeministri i vendit, Albin Kurti u ka uruar mirë se ardhje në vendlindje të gjithë mërgimtarëve.

Kurti ka ndarë postimin e ministrit Murati ku thuhet se nga e hëna ata do të mund të marrin falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj, në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse.

“Të dashur bashkatdhetarë, si çdo verë, e përherë, Kosova ju pret me krahë t’hapur dhe zemrën plot. Ju që do të vini me automjete, nga e hëna mund të merrni falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj, në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse. Mirë se vini në vendlindje! Pushime të këndshme!”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Murati: Nga data 1 korrik fillon subvencionimi i policës kufitare për mërgatën

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme