Përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe të Inspektoratit të Punës janë takuar sot. Përmes këtij takimi pritet të zyrtarizohet nisma dy mujore me qëllim të inspektimit të mediave në vend dhe kushteve të punës së gazetarëve.
Kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Gentiana Begolli ka thënë se së shpejti do të ketë një numer ku gazetarët do të kenë mundësi t’i paraqesin problemet ku ata punojnë, duke iu ruajtur edhe identiteti.
“Shkelja e kontratës, orët e stërgjatura apo mospërmbushja e kërkesave të pushimeve, është problemeatika kryesore. Fatëkeqësisht shumë gazetar nuk mund t’i paraqesin problemet nga frika. Dhe këto problematika nuk duhet të eleminohen”, ka thënë ajo, raporton arbresh.info.
Ajo theksojë se në këtë fushat do të shihet se çka është duke u respektuar te gazetarët.
“Në këtë fushat të monitorhen mediat se çka është duke u respektuar tek gazetarët. Ajo që do të bëjë AGK është se do të kemi një numer telefoni me qëllim që të gjithë të kenë mundësinë të thërasin, t’i paraqesin shkeljet e tyre, me qëllim që menjëherë të intervenohet. Qëllimi kyresor është të ruhet identiteti i tyre, dhe nuk do të dihet se kush e ka lajmëruar punëdhënësin”, ka thënë ajo.
Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, thotë se që nga e hëna do të fillojë inspektorati t’i vizitojë mediat dhe aty ku ka shkelje do të dënohen punëdhënësit.
“Urojmë që nga kjo të nxjerrim një rezultat pozitiv. Ne jemi munduar në vazhdimësi por mungesa e numrit të inspektoratit i vogël bënë të pamundurën që ne të qasemi me shpesh sepse të drejtat e punëtorëve ne përgjithësi nuk janë në nivelin e duhur. Mungesa e inspektoratit na bënë që ne mos të shkojmë të vizitojmë më shpesh. Ne besojmë që do të vetëdiisohen mediat dhe punëdhënësit dhe atëherë do të kuptohet me mirë rëndësia e punëtorëve dhe mediat do të na ndihmojnë ma shumë që të respektohen të gjithë punëtorët dhe të drejtat e punëtorëve. Në media mund të ketë punëtorë pa kontrata dhe puna është problematike. Një prej problemeve gjithmonë është pushimi vjetor.Ne do t’i inspektojmë të gjtha mediat që nga e hëna dhe aty ku ka shkelje do të dënohen edhe punëdhënësit”, ka thënë ai./arbresh.info.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit