Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se rruga “Fehmi Agani” do të jetë e bllokuar për automjete duke filluar nga data 31 gusht.
Sipas njoftimit, kjo rrugë do të mbetet e bllokuar çdo natë nga ora 21:00 deri në orën 02:00.
Përjashtohen nga ndalimi mjetet motorike me rëndësi të veçantë, automjetet për intervenime nga institucionet kompetente (Policia, Inspektorati, automjetet emergjente) dhe banorët e lagjes.
“Pas koordinimit me Policinë e Kosovës dhe duke marrë parasysh kërkesat e shumta nga qytetarët, njoftojmë se rruga ‘Fehmi Agani’ (nga kryqëzimi me rrugën ‘Migjeni’ deri te kryqëzimi me rrugën ‘UÇK’) do të jetë e mbyllur për qarkullim nga data 31.08.2024, çdo natë nga ora 21:00 deri në orën 02:00”, thuhet në njoftimin e Komunës./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...