Nga data 1 nëntor Policia e Kosovës nuk lëshon vërtetime mbi të kaluarën kriminale

16:21 | 17 Tetor 2024
K.B

Policia e Kosovës, njofton se nga data 1 nëntor nuk do të lëshojë për qytetarët vërtetim për të kaluarën kriminale.

Siç njofton policia, qytetarët mund të aplikojnë në gjykatat që mbulojnë territorin e tyre.

“Departamenti i Evidencës Qendrore Penale pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës mbetet përgjegjës për t’i lëshuar këto vërtetime, prandaj palët kërkuese/qytetarët mund të aplikojnë në gjykatat që mbulojnë territorin e tyre”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme