Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, Daut Haradinaj ka marrë një letër nga ish- i ngarkuari i Bundestagut të Gjermanisë për Ushtrinë gjermane, Reinhold Robbe.
Ai në letrën dërguar Haradinajt, një kopje të të cilës e ka siguruar Gazeta Blic, ka dy kërkesa për deputetin e AAK-së dhe për Kuvendin e Kosovës.
Robbe ndërkaq, mbështet transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
I nderuar Z Kryetar, Për shumë vite kam përcjellur zhvillimet në vendet e Evropës Juglindore – dhe posaçërisht në Kosovë – me interes të veçantë. Meqë Gjermania është e përkushtuar për një mision paqeruajtës në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë, unë e kam pasur mundësinë që të mbështes këtë mision në funksione të ndryshme politike.
Nga viti 2012 deri ne vitin 2014 unë jam angazhuar, me mbështetjen e Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) si dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Gjerman (Gesellschaft für internationale Zusammenarbeit – GIZ) në themelimin e Komisionerit të Kuvendit për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policinë e Kosovës. Siç e dini, në një bashkëpunim mjaft miqësor dhe konstruktiv, së bashku me Komisionin për Siguri, Punë të Brendshme dhe Mbikëqyrje të FSK-së të Kuvendit të Kosovës, është zhvilluar projektligji përkatës, i cili është paraqitur për diskutime parlamentare dhe madje edhe është miratuar në parim, pak para zgjedhjeve të fundit parlamentare.Siç e dimë, atëbotë zgjedhjet e parakohshme kanë parandaluar miratimin përfundimtar të Ligjit, duke bërë që shqyrtimi i projektligjit të shtyhet për një kohë më të përshtatshme. Para disa ditësh jam informuar se Presidenti i Republikës së Kosovës ka paraqitur një projektligj për transformimin e FSK-së me qëllim të përshpejtimit të procesit të transformimit.
Në këtë kontekst, do t’i lejoja vetes që t’ju paraqes dy lutje, të cilat mendoj se do të ishin të dobishme për procedurën e mëtutjeshme, dhe do të mund të shërbenin për t’i dëshmuar NATO-s dhe shteteve aleate të Kosovës një shenjë të vullnetit për transparencë dhe gatishmëri për sa i përket kontrollit demokratik të FSK-së nga Kuvendi. Propozimi im i parë ka të bëjë me një plotësim të Nenit 17 të Projektligjit për FSK-në. Këtu ju lutem që në Pikën 1.4 të ceket Komisioneri Parlamentar si një organ ndihmës i Kuvendit për mbikëqyrjen e FSK-së, duke theksuar se përgjegjësitë e këtij organi do të përcaktohen me ligj të veçantë.
Ndërsa sugjerimi im i dytë do të ishte këshilla që Projektligji për Komisionerin, i cili tashmë është i përgatitur, të miratohet së bashku me Ligjin për FSK-në, në mënyrë që institucioni i Komisionerit Parlamentar të mund të themelohet dhe zhvillohet që nga fillimi i procesit të transformimit.
Me kënaqësi mund t’i përgjigjem pyetjeve të mundshme dhe në rast nevoje për të mbështetur Kuvendin në këtë drejtim jam në dispozicionin tuaj.
Ju faleminderit paraprakisht për gatishmërinë tuaj për të shqyrtuar sygjerimin tim.
Duke shprehur konsideratën time më të lartë ju përshëndes përzemërsisht!
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet