Me tenxhere dhe lugë, u mbajt një protestë pesë minutshe në ballkonet e banesave në kryeqytet.
Kjo protestë, ishte paralajmëruar në rrjetin social Facebook nga një grup i aktivistëve , të cilët kanë bërë thirrje që sonte në mbrëmje të protestohet nëpër ballkone kundër politizimit në kohën e koronavirusit në Kosovë.
“Nesër, më 19 mars përmes daljes të secilit prej neve në ballkon ose dritare në ora 20:00 për 5 minuta në të gjithë Kosovën po krijojmë zhurmë me mjete të ndryshme të cilat nuk janë të rrezikshme si (çelësa ose tenxhere dhe lugë) për të kërkuar reflektim nga të gjitha partitë politike dhe udhëheqësit institucional në Kosovë ndaj situatës së krijuar dhe panikut që është duke e përjetuar çdo shtetas i Kosovës”, ishte paralajmërimi i kësaj proteste.
Tutje në këtë faqe thuhej se qytetarët e Kosovës në kohë pandmie po përballen me interesa personale dhe partiake të politikanëve të Kosovës.
“Revolta dhe protestimi prej ballkonit e ka një simbolikë të madhe dhe historike tek qytetarët e Kosovës. Gjatë viteve të 90-ta, qytetarët e Kosovës, nga ballkonet e dritaret e tyre kanë perdorur mjete të ndryshme të cilat krijojnë zhurmë për të shprehur revoltën ndaj sistemit shtypës të asaj kohe. Sot, qytetarët e Kosovës në kohë pandmie po përballemi me interesa personale dhe partiake të politikanëve të Kosovës. Në një kohë kur të gjithë do të duhej të ishin të bashkuar dhe të unifikuar që të punojnë në menaxhimin e situatës të shkaktuar nga pandemia COVID-19, politikanët e Kosovës po keqpërdorin pushtetin e tyre politik për të krijuar drama dhe pasiguri në një kohë kur vendi duhet të jetë i mobilizuar karshi pandemisë së virusit”, thuhej në paralajmërimin e protestës./arbresh.info
Largimi i diskutueshëm i Dianës nga shtëpia, Alaudini thotë ...
Arrestohet një shtetas gjerman në Rusi, akuzohet për sabotim
Nis zbukurimi i shesheve të Prishtinës për festat e fundviti...
Partitë e vogla i propozojnë Begajt datën e zgjedhjeve në Sh...
Sot hapet selia e re e Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, merr ...
FSK-ja trajnohet me pjesëtarë amerikanë dhe gjermanë të KFOR...