Në disa nga mediet vendore në vend, sot qarkulloi lajmi se një avion nga Haga ka ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Megjithatë, ky lajm nuk ka të bëjë aspak me Gjykatën Speciale dhe Hagën.
Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës Valentina Gara ka mohuar një gjë të tillë.
Ajo, për arbresh.info ka thënë se në Aeroportin e Prishtinës nuk ka asnjë fluturim nga Haga apo për Hagë.
“Ne nuk jemi autoriteti qe lëshojmë leje për fluturime por është Ministria e Infrastrukturës, megjithatë në orarin tonë të fluturime nuk kemi asnjë fluturim nga/për në Hage”, është shprehur Gara.
Ndërkohë burime të arbresh.info brenda Aeroportit të Prishtinës bëjnë të ditur se jo një, por dy avionë kanë arritur dje nga Amsterdami në Prishtinë.
Megjithatë, këta avionë nuk kanë asnjë lidhje me Hagën.
Ata dy avionë, kanë sjellë në Kosovë vajzat e kombëtares nga Holanda, të cilat sonte kanë luajtur futboll, ndeshje në ora 19:00, ndeshje kjo që u mbajt në Stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kjo ndeshje ishte në kategorinë e femrave në kualifikimet e Kampionati, ku kombëtarja e femrave të Kosovës ka pësuar debakël nga Kombëtarja e Holandës me rezultat të thellë 0-6. /arbresh.info/
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...