Aktivistët e Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti e Atdhe Arifi, dëshirojnë të bëhen pjesë e Kuvendit të Kosovës, të hyjnë si “të zgjedhur të popullit” në ndërtesën për të cilën akuzohen se e sulmuan në gusht 2016.
Ekonomia Online i ka vizituar në shtëpitë e tyre katër kandidatët “unikë”, të cilët synojnë të zgjidhen deputetë, pa bërë fare fushatë në terren.
Frashër Krasniqi thotë se komunikimin me elektoratin do ta bëjnë përmes rrjeteve sociale. Por, shprehet se edhe banesa e tij do të përdoret si vendtubim për të gjithë qytetarët të cilët shprehin interesim për të vizituar atë, transmeton arbresh.info.
Në mesin e “terroristëve” të Vetëvendosjes është dhe një femër – Adea Batusha.Vajza që duket e brishtë e që s’do t’i bënte kujt keq, megjithëse kështu nuk mendo Prokuroria, është përfshirë në listën prej 110 kandidatëve të Vetëvendosjes për t’u bërë deputete. Batusha thotë për Ekonomia Online se një listë e Vetëvendosjes nuk do të kishte kuptim nëse nuk do të kishte të përfshirë të rinj nga mosha, por edhe nga mendësia.
E kandidati i cili diplomoi një ditë më parë në Psikologji, Atdhe Arifi, ka thënë se kandidimi i këtij grupi aktivistësh për deputetë është më shumë përgjigje ndaj “rastit të montuar politik” të gushtit 2016.
Edhe Egzon Haliti, tash sa muaj qëndron në shtëpi. Për EkonomiaOnline thotë se kohën e kalon më shumë duke lexuar. Ai thotë se do të donte që të dilte në terren me shokët, sikur e quajnë njëri-tjetrin aktivistët e Vetëvendosjes, e cila pak para zgjedhjeve u regjistrua si parti.
Pjesë e aktivistëve të dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës ishte dhe Astrit Dehari, i cili vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren./arbresh.info/
https://vimeo.com/218912292
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...