Tetë pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga rajoni i Prishtinës kanë pësuar lëndime fizike gjatë aksionit të së enjtes mbrëma tek Parku i Qytetit ku po mbahej ndeja e Lëvizjes Studentore – Studim Kritikë Veprim.
Klan Kosova merr vesh se pjesëtarët policorë të lënduar janë aktualisht duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare.
Nga ky aksion policor raportohet se janë arrestuar pesë aktivistë nga SKV, pasi në ndejën e organizuar me rastin e tetëvjetorit të themelimit të kësaj lëvizje dyshoher se u prish rendi i qetësisë dhe pati përdorim të pijeve alkoolike si dhe të substancës narkotike marihuanë, njofton Klan Kosova.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...