Google ADS

Nga aksidenti në mes tri veturave mbesin të lënduar tetë persona në Vushtrri

09:50 | 23 Gusht 2023
Pleurat Salihu

Në orët e hershme të mëngjesit të ditës se djeshme ka ndodhur një aksident ku për pasoj kanë mbetur tetë të lënduar i cili ndodhi në Vushtrri, shkruan ‘Arbresh.Info’.

Ky aksident ka ndodhur në mes të tri veturave, ku të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor .

“Vushtrri 22.08.2023-07:30. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tre automjeteve. Si pasojë tetë persona kane pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme