Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, pas 2 orë punimesh, sot ka përfunduar takimin me përfaqësues të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë i cili u mbajt pa praninë e medieve.
Kryetarja e komisionit, Duda Balje tha se mbledhja ka qenë në dyer të mbyllura për shkak te ruajtjes se konfidencialitetit.
“Ne kemi biseduar për sfida bashkëpunim dhe çka mundemi me ndihmuar tash e tutje është një çështje sensitive. Ne si komision do bëjmë më shumë për të sensibilizuar gratë për këtë punë”, tha Balje.
“Ka pas shumë sfida për ne është e rëndësishme me pas një data bazë si politikan me shfrytëzuar brenda dhe jashtë vendi dhe ne jemi më të fortë nëse kemi data bazë me tregu se çfarë ka dhe ne duhet me folë për këtë haptas”.
“Është problem sepse puna është sensitive dhe private, por ne do të mundohemi të bëjmë një data bazë me pas më shumë informata për ketë”, tha ajo, raporton Ekonomia Online.
Arsyeja pse kanë fol pa media është sepse çështja është e ndjeshme dhe nuk kanë dashur të jetë publike
“Ne do bëjmë kampanjë që secilës viktimë do ketë konfidencialitet 100% informatat janë vetëm brenda komisionit”, tha ajo.
Minire Begaj, kryetare e Komisionit për Verifikimin e Statusit e Personave të Dhunuar gjatë luftës, tha se e njoftuan komisioni për procesin e deritanishëm dhe sfidat.
“Qëllimi i takimit me pa për afër punën e komisionit dhe duke njoftuar me progresin dhe sfidat që kemi pas, e informuam për gjitha procedurën duke pas parasysh me tuajt konfidencialitetin, paraqiten informacionet që me u kuptuar drejtë puna e komisionit”.
“Në të ardhmen dhe të kaluarën komisioni ta ketë mbështetjen dhe të punojmë bashkë për ketë proces besojmë se puna bashkë me kuvend do ndihmoj në këtë proces për të ndihmuar në qasjen në drejtësi”.
Begaj tha se qëllimi i takimit ishte për bashkëpunim dhe të bëhet një fushatë sensibilizuese dhe kampanjë për t’i nxitur që të aplikojnë për këtë të drejtë, e cila është e garantuar me ligj.
Ajo ka sqaruar se deri tani kanë pranuar 911 aplikacione, ku prej tyre iu njihet statusi 195 personave që gëzojnë pension prej 230 euro.
“Kjo kategori një njohje edhe të vihen para drejtësisë kryesit e veprës. Deri tani nga momenti i aplikimit në nivel vendi kemi 911 aplikacione prej tyre iu njihet statusi 195 dhe marrin pension nga 230 euro”, tha ajo.
Begaj tha se personat e dhunuar duhet të aplikojnë për këtë të drejtë dhe të kërkojnë mbështetje dhe komisioni do ta ketë më të lehtë.
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok