Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar të gjithë kandidatët për rekrut në Forcën e Sigurisë së Kosovës se do të fillojë testimi fizik për ta, duke filluar nga data 5 tetor deri në datën 10.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, ku thuhet se java e dytë për testin fizik do të bëhen në kazermën “Skenderbeu” në Ferizaj.
“Ministria e Mbrojtjes i njofton kandidatët për rekrut (OR-1) në Forcën e Sigurisë së Kosovës, se me datën 05.10.2020 – 10.10.2020 (Java e dytë), duke filluar nga ora 07:45 në kazermën “SKENDERBEU” në Ferizaj, do t’i nënshtrohen testit fizik”, thuhet në komunikatë.
Ministria njofton se kandidatët e ftuar në ditën e testimit duhet të jenë me pajisjet sportive, të kenë me vete fletëdëshminë e aplikimit (numri unifikues personal), letërnjoftimin ose pasaportën si dokument identifikimi, dhe nuk duhet të kenë me vete orët dhe telefonat e mençur.
Po ashtu, kandidatët duhet të paraqiten 15 minuta para kohës së orarit të publikuar dhe kandidatët duhet të kenë maska mbrojtëse kundër COVID-19.
Më poshtë gjeni listën dhe orarin e kandidatëve për javën e parë (duke përfshirë edhe ditën e shtunë) të cilët do t’i nënshtrohen testit fizik./arbresh.info/
Shqipëri–Kosovë, mbledhja në Prishtinë e dy Kuvendeve, publi...
Rina Balaj thumbon Butrint Imerin: Është i mbivlerësuar
Gresa e imiton Drilonin se si e përqafoi Saren për herë të p...
Operacion i EUROPOL dhe SPAK: Nëntë të arrestuar, konfiskohe...
Nesër prezantohet qasja e Qeverisë për Programin për Paranda...
“Edhe ky shumë dyfytyrësh” – Për cilin banor e ka fjalën Xhe...