Numri i kosovarëve të kthyer në vend nga konfliktet në Siri dhe Irak, deri më tani figuron të jenë vetëm 117 prej 316 personave sa kanë udhëtuar që nga vitit 2012, në këto zona të luftës.
Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, që nga viti 2012, numri i përgjithshëm i Kosovarëve që kanë udhëtuar për në Siri dhe Irak është rreth 316, ku në mesin e tyre janë 44 gra dhe 29 fëmijë, në këtë numër janë të regjistruar edhe 38 qytetarë që kanë shtetësi të dyfishtë, thuhet në një përgjigje të Policisë dhënë për Indeksonline.
Vlerësohet se momentalisht numri i qytetarëve nga Kosova në zonat e konfliktit është rreth 140, duke përfshirë 75 persona që dyshohet se në forma të ndryshme janë aktivë në organizatat terroriste të përcjellë nga familjar të tyre.
Sipas të njëjtave të dhëna në Siri, dhe Irak janë edhe 38 gra dhe 27 fëmijë, ndërsa 58 shtetas të Kosovës janë raportuar si të vrarë, shumica prej tyre besohet të jenë vrarë prej vetë terroristëve pas tentimeve për t’u larguar nga zonat e konfliktit, shkruan Indeksonline.
Llogaritet që kosovarët të cilët kanë udhëtuar për në zonat e konfliktit kryesisht janë të rinj të moshës 18-27 vjeç, shumica me gjendje të rëndë ekonomike dhe probleme sociale, pjesa më e madhe kanë një edukim të ulët ose nuk kanë pasur qasje në edukim, si dhe një pjesë e tyre me të kaluar kriminale.
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...