Nga 22 shkurt 2024, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e cila tha se sot ka pranuar notën verbale nga EBA-s ku u informua se Memorandumi i Mirëkuptimit hynë në fuqi me 22 shkurt të këtij viti, përcjell Arbresh.info
“Pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sot kemi pranuar Notën Verbale nga Ministria e Jashtme e EBA-s, përmes së cilës jemi informuar se data e hyrjes në fuqi të Memorandumit të Mirëkuptimit, të nënshkruar me datën 11.01.2024, do të hyn në fuqi me datën 22.02.2024”, ka shkruar Gërvalla në llogarinë e saj në Facebook.
Ministrja ka falënderuar presidenten Osmani dhe presidentin arab për kontributin e dhënë për arritjen e këtij procesi.
“Për përfundimin me sukses të këtij procesi falënderoj Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, për kontributin e dhënë në arritjen e kësaj marrëveshjeje mes dy shteteve, Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, z. Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan si dhe homologun tim Abdullah bin Zayid Al Nahyan”, tha Gërvalla.
‘Kështu, me hapa të sigurtë po fuqizojmë subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe po arrijmë të zgjerojmë jo vetëm lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë. Vazhdojmë me lajme të mira!”, u shpreh ajo./Arbresh.info
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë