Google ADS

Nga 16 marsi mbyllet një segment rrugor në Prishtinë

22:09 | 14 Mars 2023
K.B

Për shkak të punimeve një segment rrugor në kryeqytet do të mbyllet kohë pas kohe nga 16 marsi.

Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi.

Ai ka njoftuar se bëhet fjalë për segmentin e rrugës paralele me rrugën B, shkruan arbresh.info

“Për arsye të zhvillimit të punimeve një segment i rrugës paralele me rrugën “B” do të jetë i mbyllur kohë pas kohe, nga data 16 mars 2023”.

Xhaferi ka bërë të ditur se punimet janë paraparë të zhvillohen për 90 ditë.

“Vazhdojmë hapërimin prej projektit në project”, ka përfunduar Xhaferi.

Të ngjashme