Google ADS

Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i duhur  i qeverisë

13:59 | 22 Dhjetor 2024
E.G

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani ka mirëpritur vendimin e qeverisë për ndarjen nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.

Me anë të një postimi në Facebook, ai e quajti këtë një vendim të duhur duke thënë se kostoja e jetesës gjatë dimrit është shumë më e lartë, shkruan Arbresh.info.

“Edhe pensionistët edhe fëmijet kanë shumë nevojë për dorën e shtetit në këtë kohë! Ndihma prej 100 euro, është vendim i duhur  i qeverisë. Kostoja e jetesës gjatë dimrit është shumë me e lartë, andaj edhe duhet të ndihmohen.”, ka shkruar ai.

“Populli di shumë mirë të ndaj veprim dhe qëllimin, andaj edhe vlerësimin e bën si duhet edhe ne zgjedhje! Populli ynë KURR nuk shitet as nuk blihet!”, ka shtuar Rrahmani./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë

Të ngjashme