Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se duke filluar nga data 1 qershor, do të bllokohet për qarkullimin e automjeteve një pjesë e segmentit të rrugës nacionale N2, Kaçanik – Hani i Elezit.
Sipas njoftimit të Ministrisë, bllokimi do të bëhet për shkak të disa punimeve në hekurudhë.
“Ju njoftojmë se duke filluar nga data 1 qershor 2024, do të bllokohet për qarkullimin e automjete një pjesë e segmentit të rrugës nacionale N2, Kaçanik- Hani i Elezit. Bllokimi i këtij segmenti bëhet për arsye të zhvillimit të punimeve në hekurudhë-pjesa jugore e hekurudhës 10 (Fushë Kosovë- Hani i Elezit)”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu thuhet se nëpër autostradën “Arbën Xhaferi” do të mund të qarkullojnë automjetet e rënda që kalojnë transit në Kaçanik, ndërsa automjetet e tjera mund ta shfrytëzojnë bajpasin e ndërtuar në rrugën “Agim Bajrami” .
Bëhet e ditur se ky vendim hyn në fuqi nga sot dhe do të mbetet në fuqi deri në njoftimin e radhës./Arbresh.info
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...