Kreshnik Gashi, ka thënë se si pasojë e mungesës së investimeve dhe disa çështjeve të tjera teknike është shtyrë implementimi i kodit telefonik +383.
“Implementimi i kodit po shtyhet si rezultat i mungesës së investimeve nga Telekomi i Kosovës, Ka thënë Gashi – drejtor i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).
Por Gashi në Info Magazine ka dhënë datën se kur pritet që të nis implementimi i kodit shtetëror.
“31 tetori i këtij viti është afati i fundit që është kërkuar. Me 1 nëntor pritet që në Kosovë të funksionojë vetëm kodi 383. Në rast se nuk bëhet do të ketë ndëshkime ndaj operatorëve”.
Gashi ka treguar se shtyrjet nuk kanë ndodhur si rezultat i internacionalizimit të kodit.
“E gjitha bota është njoftuar me marrjen e kodit 383 të Kosovës. Mungesa e investimeve dhe disa çështjeve teknike nuk është problem i madh dhe shtyrja katër mujorëshe. Për Kosovën ky kod është me rëndësi sepse është identitet për ne”.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të