Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është deklaruar rreth rinisjes së shërbimeve për viza në ambasadat e BE-së në Kosovë dhe hapjen e plotë të aeroportit të Prishtinës.
Zemaj përmes një postimi në Facebook, tha se:
” Ditëve në vijim unë si ministër dhe qeveria Hoti në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë do të vazhdojmë kontaktet miqësore me diplomatët e shteteve të Bashkimit Evropian, për të gjetur mënyrën dhe mundësinë për qytetarët tanë që të rinisin lëvizjen e lirë drejt BE- së , gjithnjë duke i respektuar rregullat dhe udhëzimet kundër Covid-19 të rekomanduara nga mjekët.
Ne nuk mund të interferojmë në vendimet e ambasadave dhe të qeverive të shteteve mike për rihapjen e kufijve të tyre dhe rinisjen e shërbimeve konsullore.”
Poashtu, Zemaj tha se “brenda pak ditësh do të marrim vendim për hapjen e aeroportit, gjithnjë sipas rekomandimeve të mjekëve, autoriteteve përkatëse dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës/ IKSHPK. Ndërsa, ambasadat e shteteve të BE-së në Prishtinë kanë njoftuar se në rast se kjo situatë e pandemisë Covid-19 ndryshon, atëherë pritet rinisja e shërbimeve.
Këtë të hënë shtetet e zonës evropiane do t’i rihapin plotësisht kufijtë tokësor dhe ajror në mes tyre, të cilët ishin mbyllur thuajse që tre muaj për shkak të Covid-19.”
“Ndërsa, jemi vënë në dijeni se fatkeqësisht për qytetarët nga “shtetet e treta” përfshirë dhe Kosovën, kufizimet e hyrjes dhe udhëtimit për në Gjermani dhe në disa shtete të BE-së do të vlejnë deri më 30.06.2020, gjë që vështirëson lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë drejt BE-së.
Pas dy javësh, më 1 korrik shteti mik Gjermania do të merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian dhe për shkak të përkrahjes së parezervë për Kosovën presim lajme të mira për liberalizimin e vizave”, shkroi Zemaj. /arbresh.info/
Kica-Xhelili e Bekteshi, të bindura për rikthimin e madh të ...
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat