Google ADS

Nga 1 deri me 3 maj mbahet manifestimi “Ditët e Agimit” (FOTO)

17:31 | 29 Prill 2017
Arbresh.info

Në kuadër të shënimit të manifestimit tradicional kulturor “Ditët e Agimit”, nga data 1 deri 3 maj, do të mbahen një sërë aktivitetesh të Komunës së Gjilanit.

Të hënën më 1 maj do të mbahet turniri në futboll të vogël, turniri i shahut dhe ndezja e flakadanëve në përkujtim të 114 dëshmorëve të Betejës së Koshares.

Aktivitetet do të vazhdojnë edhe në ditën e dytë të manifestimit ditën e martë me mbajtjen e orës së madhe letrare “Muza e Agimit”, ndërsa në ditën e tretë dhe të fundit do të mbahet Dita e SHFMU “Agim Ramadani”, vendosja e luleve te shtatorja e Agim Ramadanit në Gjilan. Po ashtu, do të mbahet edhe një program i shkollës “Agim Ramadani”, si dhe aktiviteti “Krosi i lirisë”-nga varri i Idriz Seferit deri te kroi i Agimit, si dhe tubimi qendror “I këndojmë Agimit”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme