Njohësi i zhvillimeve politike nga Maqedonia e Veriut, Xhelal Neziri, tha se nuk beson që incidenti në Aeroportin e Shkupit do të jetë ndonjë pengesë e madhe, që do të mund të rrënonte raportet e mira mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po viziton Maqedoninë e Veriut, ku do të takohet me homologun e tij, Hristijan Mickoski.
Kjo vizitë po zhvillohet në kohën kur raportet mes dy shteteve janë acaruar për shkak të një incidenti më 1 gusht në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Presidenca kosovare ka pretenduar se një pjesëtar i sigurimit të Aeroportit të Shkupit ka tentuar t’ia marrë telefonin personal presidentes Osmani, në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike.
Sipas Nezirit, faktori i parë që ka mundur të shkaktojë incidentin është që edhe vet zyrtari i Aeroportit të Shkupit të jetë motivuar politikisht apo etnikisht që të shkaktojë një incident të tillë, për shkak se, sipas tij, me siguri e ka njohur presidenten e Kosovës.
Ose, një variant tjetër, sipas tij, mund të jetë se e gjithë kjo ngjarje është një keqkuptim lidhur me protokollet e sigurisë që duhet të ndiqen për personat që kalojnë përmes terminalit VIP. Kur të shihen të gjitha të dhënat e regjistruara nga kamerat e aeroportit, do të sqarohet në tërësi rasti”/Evropa e Lirë/
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...