Nexhmije Gori zgjidhet kryetare e Odës së Infermierëve të Kosovës

19:33 | 15 Mars 2023
K.B

Nexhmije Gori është zgjedhur kryetare e Odës së Infermierëve të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gori, e cila tha se edhe bashkë me kundër-kandidatët në kuvendin e 27 shkurtit, demonstruan një kulturë të lartë zgjedhore, teksa të gjithë personelit shëndetësor iu premtoi se do të jetë zëri i tyre.

“Posaçërisht falënderimet më të përzemërta i dedikoj Klinikës së Neonatologjisë, aty ku punova për dy dekada dhe ruaj kujtimet më të mira të angazhimit të pashoq për mirëqenien dhe shëndetin e fëmijëve e ku rol kyç ka edhe komuniteti infermieror”, shkroi Gori. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme