Analisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë se çështja e të pasurit Komb Kosovar, nuk është e tepërt nëse shtrohet në dimensionin ndërkombëtar pasi më shumë se gjysma e kombeve të botës, e njohin Kosovën.
Spahiu ka theksuar gjithashtu se nëse parashtrohen të tilla pyetje, vihet në pikëpyetje ekzistenca e kombit.
”Në rrafshin e Kosovës kjo pyetje nuk guxon të shtrohet. Ish-dashur të dënohej një media e cila e vë në pikëpyetje ekzistencën e kombit. Kjo vë në pikëpyetje ekzistencën e një kombi që George W. Bush e ka pranuar. Sepse e thotë se: ”Kosovën, SHBA, ka vendosur ta pranojë si komb të pavarur dhe sovran”.
”Kombi kosovar dhe kombi shqiptar i takojnë të njëjtit model. Pjesëtarët e kombit kosovar janë shqiptarët e kombit të Kosovës, edhe pse s’bënë fjalë për shqiptarët aty, Martti Ahtisaari e definon paragrafin tek neni 1.7 dhe thotë se ”Kosova duhet të ketë simbolet e veta kombëtare”, dhe aty nënkuptohet që Martti Ahtisaari po flet për një Kosovë të Pavarur”.
”Në Kushtetutën e Kosovës kur flitet për Forcën e Sigurisë së Kosovës përmendet termi ”forcë kombëtare e sigurisë”. Kjo nënkupton që edhe Kushtetuta e Kosovës e definon kombin kosovar definitivisht.
Spahiu shtoi në Klan Kosova që duhet të ketë komb kosovar, pasi të tillë e kanë njohur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
”Kombi është një koncept pak më kompleks. Nuk mund të quhet një komunitet një komb nëse ai nuk e ka në pronësi një shtet. Për tu anëtarësuar në Kombet e Bashkuara duhet të jesh komb. Prandaj George W. Bush kur e ka njohur Kosovën e ka njohur si komb. Jo vetëm si një shtet si Colorado apo shtetet tjera që kanë simbolet por s’është komb”.
”Kur kam folur para 28 vjetësh në Vjenë për kombin kosovar, ishte tjetër sepse as në ëndërr e kanë parë që Kombëtarja e Kosovës do të luante futboll. Kombi dhe shteti janë të lidhura me njëra me tjetrën sikurse biznesi me biznesmenët. Kombi është pronar i shtetit. Secili shtet e ka një pronar të vetin, e ai pronar është kombi”.
”Pronar i kombit të Kosovës janë shqiptarë të Kosovës. Shqiptarët e Preshevës janë minoritet, kur kam qenë në Bujanoc më kanë thënë se pse s’jemi ne komb? Iu kam thanë pse nuk keni stadium kombëtar, bibliotekë kombëtare. Kombi nuk ka të bëjë me atë se çfarë gjuhe flet ti, por me atë që vendos vet për të drejtat e tua. E shqiptarët e Luginës së Preshevës gëzojnë të drejtat që ua jep Beogradi. A shqiptarët e Kosovës i bëjnë vet të drejtat e tyre”.
Nexhmedin Spahiu veç tjerash tha se Kosova do duhej t’i bashkohej Shqipërisë nëse s’do të kishte komb kosovar, njofton Klan Kosova.
”Nuk duhet në Kosovë të krijojmë karshillëk simboleve kombëtare me ato të Shqipërisë apo me asnjë të ndonjë shteti”.
”Nëse ne nuk duam të jemi në Kombet e Bashkuara, as s’duam të luajmë në FIFA, atëherë ne s’është dashur ta shpallim pavarësinë fare por është dashur t’i bashkohemi Shqipërisë dhe ajo nuk e ka dashur, nuk është deklaruar të paktën nëse e do apo jo por ka thënë se është e kënaqur me Pavarësinë e Kosovës”.
”Nëse nuk do ta kishim Kombëtaren e Kosovës në futboll, Milot Rashica edhe shumë talenta të tjerë që janë shquar dhe kanë tejkaluar Kombëtaren e Shqipërisë – s’do të viheshin fare në pah”
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...
Vullneti – Drilonit: Pas Big Brother t’i do ta lësh boksin d...
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të pla...
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut
Gjermania dyfishon eksportet e armëve në Ukrainë dhe i përgj...