“NewBorn” me pamje të re, interesim i madh nga qytetarët

16:08 | 17 Shkurt 2020
Arbresh Info

Secila shkronjë dhe secili mesazh i shkruar sivjet mbi monumentin “NewBorn” në kryeqytet,  përfaqëson një rrëfim të trishtë në vete. Rikujtojnë vuajtjet e kategorisë që drejtësi kërkon tash e 20 vjet, por ende pa rezultat, raporton arbresh.info.

Në vitin e 12-të të shpalljes së Pavarësisë, New Born – simboli i Pavarësisë së Kosovës i kushtohet të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, me qëllim të rritjes së vetëdijes së popullatës për gjendjen e të mbijetuarve, por veçanërisht luftimin e stigmës dhe mobilizimin për më shumë mbështetje për të mbijetuarit.

Ndërsa qytetarë të shumtë nga qytetet e ndryshme të vendit, kishin dalë për të parë këtë monument me dizajn të ri.

Ata këtë akt, e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm.

Në videon e më poshtme mund të shihni mendimet e qytetarëve në lidhje me dizajnin e ri të simbolit të pavarësisë “NewBorn”/arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/630701524169943/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme