Neuropsikiatri Jusuf Ulaj ka alarmuar se psikologët po iu përshkruajnë barna pacientëve, duke ditur se ata nuk kanë të drejt ta bëjnë këtë veprim pasi nuk janë të kualifikuar për të dhënë barna pacientëve.
“Psikologu nuk është mjek dhe meqenëse nuk është mjek nuk ka të drejtë profesionale as ligjore të përshkruajë medikamente psikotrope”, ka shkruar Ulaj në Facebook.
Psikologu apo psikiatri
Ka shumë njerëz në mesin tonë që nuk dallojnë profesionin e psikologut nga psikiatri. Fatkeqësisht ka edhe më keq, e përziejnë neurologun me psikiatër.
Psikiatri (për dallim nga psikologu) fillimisht ka të kryer fakultetin e mjekësisë e pastaj specializimin katër vjecar në lëminë e psikiatrisë e disa (plus) të psikoterapisë. Psikologu nuk është mjek dhe meqenëse nuk është mjek nuk ka të drejtë profesionale as ligjore të përshkruajë medikamente psikotrope.
Shkas që të bëjë këtë sqarim është fakti se kohët e fundit cdo ditë e më tepër vijnë pacient në vizitë psikiatrike me medikamente të rekomanduara nga psikologu (Xanax, Fluoxetine, Diazepam etj.).
Psikologët e dinë mirë se nuk kanë të drejtë të përshkruajnë medikamente psikotrope, por disa nga ata, në mungesë të kontrollit të shtetit, bëjnë cka t’iu teket. Puna jonë në shëndetin mendor është ekipore dhe secili duhet të kryen punën e vet. Psikologu merret me psikoterapi, varësisht nga qasja (edukimi) që ka kryer, ndërsa psikiatri shkruan medikamente me shumë kujdes për shkak te efekteve anësore, vartësisë etj.
Mos u prekni psikolog, kjo që ua them publikisht është në t’mirën tuaj dhe të pacientëve tonë të përbashkët!
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi