Përdoruesve kosovarë iu figuron vendndodhja Serbi në platforma e famshme të filmave “Netflix”.
Për këtë, Sovran Hoti, një student nga Prizreni, ka marrë iniciativën e organizimit të një peticioni për t’i kërkuar kësaj platforme gjigante që ta ndryshojë lokacionin nga Serbi në Kosovë.
“Kur kosovarët kyçen në Netflix, lokacioni i tyre shfaqet sikur ata të ishin në Serbi, edhe kur e përdorin Netflix-in nga Republika e Kosovës. Personalisht mua më ka ndodhur shumë herë. Unë po ashtu s’mund ta verifikoj numrin tim të telefonit sepse Kosova nuk shfaqet në listën e vendeve me kodet e tyre telefonikë. Kosova ka shpallë pavarësinë e saj nga Serbia më 17 shkurt 2008. Që nga atëherë, 98 vende të Kombeve të Bashkuara e kanë njohur Kosovën shtet, përfshirë edhe SHBA-në. Propaganda e Serbisë për të minuar Kosovën në arenën ndëkombëtare vazhdon, veçanërisht në platformat online. Kjo duhet të ndryshojë”, thuhet në peticionin e nisur.
Para pak kohësh, një peticion që Kosova të shtohet në hartën e botës i ishte drejtuar edhe kompanisë “Apple”, e cila edhe e kishte pranuar.
Në të kishin nënshkruar edhe shqiptarë me famë botërore.
Ky është linku ku mund ta nënshkruani peticionin:
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë