Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka postuar në profilin e tij zyrtar të Facebook-ut një mesazh të Kryetares së Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e hapjes e ambasadës së parë në Jeruzalem nga një vend me shumicë muslimane.
“Një mesazh emocionues dhe një kërkesë përshëndetëse nga kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, shteti i parë mysliman që hap ambasadën në Jeruzalem”, ka shkruar Netanyahu, transmeton arbresh.info.
Në mesazhin e shpërndarë nga kryeministri izraelit, Osmani shpreh falenderimin për njohjen që Izraeli i ka bërë Kosovës duke i kujtuar edhe ndihmën që shqiptarët iu dhanë hebrenjve para 70 viteve duke i strehuar në shtëpitë e tyre./arbresh.info/
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person