Netanyahu i kënaqur edhe me Kosovën, edhe me Serbinë

08:41 | 6 Shtator 2020
A Z

Kryeministri i Izreaelit, Benjamin Netanyahu ka lëshuar një reagim për marrëveshjen e djeshme të arritur në Washington, pjesë e së cilës është edhe njohja reciproke mes Kosovës dhe Izraelit.

“Javë e mirë”, ka shkruar ai në një postim në Twitter teksa ka thënë se Kosova do të jetë shteti i parë me shumicë myslimane që do të hapë ambasadën e saj në Jerusalem.

Ndërkaq, siç ka thënë ai, Serbia do të jetë shteti i parë që do ta hap ambasadën atje.

Sipas tij, kjo është diçka shumë e rëndësishme pas marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Javë e mirë. Mirëpres marrëveshjen me Kosovën që ajo të jetë shteti i parë me shumicë myslimane që hap ambasadë në Jerusalem. Serbia do të jetë shteti i parë që hap ambasadë në Jerusalem, pas marrëveshjes historike me Emiratet e Bashkuara Arabe”, ka shkrur ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme