Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, bën të ditur se të martën në orën 13:00 seanca për vazhdimin e pikave të mbetura nga seancat e kaluara, përfshirë ndryshimet për lartësinë e pagës minimale.
“Mungesat në ditën e votimit të pagës minimale kanë qenë të paralajmëruara”, deklaroi ajo, kur u pyet nëse kanë numrat për miratimin e lartësisë së pagës minimale.
Sipas saj, është ditur se në pak vota mund të ketë diferenca, dhe nuk pret të ketë situata të tilla.
“Më 16 qershor janë në shqyrtim disa projektligje në shqyrtim të parë dhe të dytë”, deklaroi Kusari Lila.
Ajo ka rishprehur qëndrimin kundër tërheqjes së Trustit.
“Mund të shkatërrohet sistemi pensional. Në këtë ide nuk ka përmbajtje por as zgjidhje në afat të shkurtë apo të gjatë”, deklaroi Kusari Lila.
Ajo bëri të ditur se në këtë seancë po ashtu parashihet miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.
Sipas saj, të enjten parashihet edhe formimi i Komisionit Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë./arbresh.info/
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...