Google ADS

Nesër vendimi për Ramush Haradinajn

09:02 | 1 Mars 2017
Arbresh.info

Gjykata e Apelit në qytetin francez të Colmarit nesër pritet të njoftojë vendimin e saj lidhur me kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt, shkruajnë mediat serbe, transmeton portali arbresh.info.

Seanca do të jetë e hapur për publikun dhe është planifikuar të fillojë nga ora 09:00.

Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci pohon se “kërkesa e Serbisë për ekstradim është e pabazuar”, e madje edhe “keqpërdorim i rëndë i të drejtës ndërkombëtare nga ana e Serbisë”. Avokati Koci pohon se kërkesa e Serbisë për ekstradim “është politike”.

Serbia ka lëshuar gjithsej 22 fletë arreste ndërkombatre për shqiptarë, gjë që ka riaktualizuar nevojën për t’u anëtarësuar në Interpol./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme