Nesër vendimi për 5 të akuzuarit për 240 kilogramë narkotikë tek Dheu i Bardhë

16:42 | 12 Prill 2018
V. S.

Nesër me fillim nga ora 11:00 bëhet shpallja e aktgjykimit ndaj pesë të akuzuarve në Gjykatën Themelore të Gjilanit.

Të akuzuarit ngarkohen me veprën penale transportim i narkotikëve të llojit marihuanë, në sasi 240 kilogramë, transmeton Indeksonline.

Rasti në fjalë ndodhi në muajin dhjetor ku Policia Kufitare e Kosovës në bashkëpunim me Doganën, njoftuan për konfiskimin e 240 kilogramëve substancë narkotike tek Dheu i Bardhë./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme