Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë nesër seancën plenare që ishte paraparë të mbahet të premten por ishte shtyrë për shkak të vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi.
Pika e parë e rendit të ditës së kësaj seance parasheh vazhdimin e debatit parlamentar për dialogun me Serbinë, që muajt e fundit ka përçarë pozitën dhe opozitën.
Përderisa pozita po vazhdon takimet në Bruksel opozita po kërkon që presidenti Hashim Thaçi të mos e përfaqësoje më Kosovën në dialog ngase sipas tyre ka mungesë të integritetit për ta bërë një gjë të tillë.
Së fundmi reagime ka pasur edhe në lidhje me atë që dialogu do të sjellë ndarje të Kosovës, sidomos pas një deklarate të ambasadorit amerikan Greg Delawie që nuk kishte mohuar se në Bruksel mund të bisedohet për diçka të tillë. Ani pse kishte thënë pas deklaratës së është keqinterpretuar nga mediat.
Izraeli arreston 240 palestinezë, përfshirë mjekë pas bastis...
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA