Nesër vazhdimi i seancës për programin e Qeverisë

19:15 | 7 Dhjetor 2017
M. A.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti e ka përmbyllur seancën e sotme pas përfundimit të fjalës së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ky i fundit tha se do të dalë nga salla, kurse Haliti e ka shfrytëzuar këtë rast për të vendosur që seanca të vazhdojë nesër në orën 11.

Deputetët do të vazhdojnë nesër seancën për të shqyrtuar programin qeverisës 2017-2021./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme