Nesër( e premte) do të varroset Liridona Murseli, e cila është vrarë mbrëmë nga armë zjarri rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Familjarët e së ndjerës kanë njoftuar se varrimi do të behët në orën 14:00 në varrezat e fshatit Cërmjan.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se datë 29.11.2023 ndërroi jetë tragjikisht në moshën 30 vjeçare vajza, bashkëshortja, nëna dhe motra jonë e dashur. Varrimi i të ndjerës bëhet ditën e premte me datë 01.11.2023 në ora 14:00 në varrezat e fshatit Cërmjan”, thuhet në njoftim.
Rasti tragjik ndodhi mbrëmë (e mërkure) rreth orës 20:00 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, ku u vra gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.
Familja Murseli dyshohet se u përballënme një grabitje të armatosur, gjatë së cilës iu morën gjësendet me vlerë dhe më pas nga të shtënat me armë, mbeti e vdekur Liridona Murselin, 33-vjeçare./Arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë