Të premten me 25 qershor do të bëhet varrimi i mbetjeve mortore të katër personave të identifikuar përmes ADN-së që janë gjetur në varrezat myslimane në Mitrovicë, ka njoftuar shoqata e personave të pagjetur “Zëri i prindërve”.
Remzi (Kadri) Kurteshi i datëlindjes 1971, i cili u vra nga forcat paramilitare dhe ushtarake serbe me 15 prill 1999 dhe i cili deri tash ishte i pagjetur.
Dibran (Ramë) Dibrani i datëlindjes 1930, i cili ishte viktime e vrasjes nga forcat paramilitare edhe ushtarake serbe me 24 maj 1999, që po ashtu ishte i pagjetur, u gjet në varrezat myslimane në Mitrovicë.
Zeqir (Bajram) Muja që nuk dihet data e lindjes dhe që sipas njohurive të shoqatës u vra me 29 maj 1999 nga forcat serbe.
Magbule Muja do të varroset në Malishevë.
Këta persona ishin nga Dedia, Kovaçica dhe Mitrovica.
Dibran Dibrani, Zeqir Muja si dhe Remzi Kurteshi do të varrosen në varrezat e martirëve në Shipol, ndërsa Magbule Muja do të varroset në Malishevë.
Zeqir dhe Magbule Muja ishin burrë e grua.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...