Google ADS

Nesër varrosen dy të rinjtë që u goditen nga treni në Gjermani

19:24 | 15 Tetor 2020
L G

13 vjecari Blerian Arifaj dhe 17 vjeçari Hasan Arifaj u kthyen në atdheun e tyre, por në arkivol.

Ata nuk erdhën për pushime, por për të pushuar përgjithmonë në dheun e tokës nënë.

Trupat e dy të rinjve deçanas që humbën jetën pas goditjes nga treni në Gjermani, kanë mbërritur të enjten në Kosovë.

Familja Arifaj ka bërë të ditur se varrimi i djemve të saj, do të bëhet të premten në ora 15:00 në varrezat e fshatit Ratishe.

Babai i dy viktimave, Arif Arifaj ka treguar për arbresh.info, se për sjelljen e trupave të djemve të tij në Kosovë, janë përkujdesur dy shtetet, Kosova dhe Gjermania, raporton arbresh.info.

“Për ardhjen e kufomave është kujdesur edhe shteti i Kosovës dhe ai i Gjermanisë, ku e menjëhershëm ka qenë konsulata e Kosovës atje, e nuk kemi pasur as problem në dokumente. Kufomat kanë mbërritur diku rreth orës 17:00 në aeroportin e Prishtinës”, ka thënë ai për arbresh.info.

Të ngjashme