Nesër tërhiqet shorti për renditjen e kandidatëve për zgjedhjet në Podujevë

20:18 | 1 Mars 2020
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nesër do të fillojë organizimi për tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës, të cilat do të mbahen më 15 mars 2020.

Kjo pritet të bëhet nga ora 11:00. Zgjedhjet në Podujevë vijnë pasi ish-kryetari i kësaj komune, Agim Veliu është zgjedhur Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e re të formuar nga koalicioni LVV-LDK.

LDK për kandidat e ka propozuar Nexhmi Rudarin, Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me Shpejtim Bulliqin, derisa PDK me Naim Fetahun.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme