Gjykata Themelore në Gjilan nesër pritet të shpall aktgjykimin ndaj të akuzuarit për vrasje të rëndë, Nuhi Maroca, i cili akuzohet se vrau gruan e tij me shufër hekuri.
Sipas njoftimit të gjykatës, aktgjykimi pritet të shpallet në ora 13:00, raporton arbresh.info
“Ju njoftojë që me datë 04.12.2020, në ora 13:00, do të shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarit N. M., i cili akuzohet nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, për veprën penale “vrasje e rëndë. Me datë 25.07.2020, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, i pandehuri dyshohet që pas mosmarrëveshjeve familjare, me një mjet të fortë – shufër metalike, godet bashkëshorten e tij në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, me ç’rast të ndjerës i ka shkaktuar plagë të cilat kanë qenë vdekjeprurëse”, njofton gjykata.
Ndryshe, ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 25 korrik të këtij viti rreth orës 13:20 minuta, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, ku i dyshuari Nuhi Maroca, rreth 42 vjeç, me mjet të përshtatshëm – shufër metalike kishte privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.M, 34 vjeçare. Çifti bashkëshortor kishin bashkë tre fëmijë /arbresh.info/
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...