Gjykata Themelore në Ferizaj të martën (nesër) pritet të shpall aktgjykimin ndaj Qëndrim Januzit, i cili akuzohet për vrasjen e Gazmend Hyzenit.
Kështu ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Ferizaj, raporton Arbresh.info.
Ju njoftojmë se të martën më 30 prill 2024, duke filluar nga ora 10:00, vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale, kundër të pandehurit Q.J., i akuzuar për shkak të veprave penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të KPRK-së, si dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, bëhet e ditur se seanca e shpalljes së aktgjykimit është e hapur për publikun.
Ndërkohë,në fjalën e tij përfundimtare, të premten prokurori i rastit, Ismet Rrahmani kërkoi nga gjykata që i akuzuari Januzi ta shpallet fajtor, duke shtuar se me rastin e matjes së dënimit gjykata të ketë parasysh rrethanat rënduese e posaçërisht ato që kanë të bëjnë me ashpërsimin e dënimit.
“Propozoj që të akuzuarit Qëndrim Januzi të shpallet fajtor për veprat penale që i vihen në barrë, ndërsa me rastin e matjes dhe përcaktimit të lartësisë së dënimit të merr parasysh të gjitha rrethanat, posaçërisht ato që kanë të bëjnë me ashpërsim të dënimit si shkallën e lartë të dashjes për kryerjen e veprës penale, për shkak se i njëjti ditën kritike ka vepru me dashje dhe përgatitje paraprake për ta privuar nga jeta tanimë të ndjerin Gazmend Hyseni.”, ishte shprehur prokurori Rrahmani.
Ndryshe, Gazmend Hyseni ishte qëlluar për vdekje në maj të vitit 2022 nga Qëndrim Januzi./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...