Google ADS

Nesër seanca për vrasjen e Aulon Zekës

20:54 | 8 Janar 2018
Arbresh.info

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës nesër do të mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së të miturit Aulon Zeka.

Lajmin e konfirmoi për kallxo.com avokati i palës së dëmtuar, Skender Musa.

Në seancën e nesërme parashihet të dëgjohet një dëshmitar, i cili ishte paraparë të dëgjohej edhe seancën e kaluar, por nuk ishte paraqitur në Gjykatë.

Në lidhje me vrasjen e Aulon Zekës po gjykohen dy persona të mitur.

Aulon Zeka është vrarë në shtator të vitit të kaluar në Prishtinë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme