Kuvendi i Shqipërisë publikoi programin e seancës së përbashkët plenare me Kuvendin e Kosovës. Mbledhja do të zhvillohet më nesër në Prishtinë.
Në këtë mbledhje do të marrin pjesë të gjithë drejtuesit grupeve parlamentare pozitë-opozitë të të dyja vendevve.
Nisja nga Tirana do të bëhet në mënyrë të organizuar me autobusë nga Kryesia e Kuvendit. Të pranishëm në këtë mbledhje, përveç dy kryetarëve të kuvendeve në Kosovës dhe Shqipërisë, do të jenë kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti, të cilët do të mbajnë nga një fjalim.
Kjo do të jetë hera e dytë e këtij formati, që bën bashkë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kosovës, pas mbledhjes së parë që u zhvillua në Tiranë në nëntor të 2022-it.
Agjenda
Arritja në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës
Hapja e aktivitetit me ekzekutimin e Himneve Kombëtar
Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës
Sh.T.Z. Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (10 min)
Sh.S.Znj. Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (10 min)
Znj. Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)
Z. Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)
Z. Fatmir Mediu Anetar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)
Z. Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës
(3 min)
Z. Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)
Z.Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)
Z. Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
(5 min)
Z. Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,
Kuvendi i Shqipërisë (5 min)
Znj. Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës (5 min)
Sh.T. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)
Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)
Mbyllja e Punimeve
Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka theksuar se në këtë mbledhje është vendosur që seanca të mbahet në ora 10:00.
Kusari-Lila, ka thënë se në agjendën e këtij takimi do të jetë adresimi i dy kryetarëve të kuvendeve, dy kryeministrave dhe shefave të grupeve parlamentare.
“U njoftuam për takimin dhe u mor vendimi që seanca të mbahet më 20 dhjetor në ora 10:00. Adresim do të kenë dy kryetarët e Kuvendit, kryeministrat dhe kryetarët e grupeve parlamentare. Ka qenë e nevojshme mbajtja e seancës për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe këtu ka pasur zotim nga shefat e grupeve parlamentare për pjesëmarrje por që në seancë nuk kanë marr pjesë deputetët në seancë”, ka deklaruar ajo.
“Nga Kuvendi i Shqipërisë të pranishëm do të jenë 60 deputetë për shkak të kushteve të pamjaftueshme dhe i takon Kuvendit të Kosovës që ta bëjë përgatitjen sipas aspektit logjistik dhe do të përdorën e hapësira tjera. Do të mundohemi që t’i krijojmë kushtet”, ka theksuar Kusari-Lila./Arbresh.info/
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...
Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë