Google ADS

Nesër seanca e Kuvendit

12:34 | 8 Mars 2017
Arbresh.info

Nesër mbahet vazhdimi i seancës që javën e kaluar u ndërpre për shkak të shtyrjes së vendimit për Ramush Haradinajn nga gjykata franceze.

Në seancën e ndërprerë po ashtu disa veteranë të luftës kanë protestuar brenda në sallë duke kërkuar që të ndryshohet Ligji për Gjykatën Speciale.

Këto janë pikat që do të diskutohen nesër: Seanca fillon në orën 10:00.

R e n d i i d i t ë s

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-148 për ndërmarrjet sociale,

5. Shqyrtimi i parë i Projekt-kodit nr. 05/L-146 i Drejtësisë për të Mitur,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-128 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-145 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-144 për Noterinë,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-140 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-136 për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,

12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-130 për shërbime,

13. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, dhe Ligjin nr. 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

14. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-152 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim Financiar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë, e përfaqësuar nga Ministria Federale e Financave,

15. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-153 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë për Themelimin e Programit Kornizë për Bashkëpunim Financiar,

16. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-154 për Ratifikimin e Protokollit Financiar midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Francës, dhe të Marrëveshjes për Hua për zbatimin e Protokollit Financiar ndërmjet Ministrisë së Financave së Republikës së Kosovës dhe NATIXIS,

17. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-155 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë për FSDK – Linja e Dytë Kreditore për Fondin për Sigurimin e Depozitave të Kosovës ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,

18. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-150 për ndryshimin dhe plotësimin Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës,

19. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-129 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme